Laçi- Partizani pa fitues, Besa me pikë të plota

Abissnet Superiore, Java 5:
Laçi – Partizani 1-1 (Ballhysa 85’/ Zeka 80′)

Laçi – Partizani ishte ndeshja e radhës për llogari të javës së pestë Abissnet Superiore. Përballja e luftuar në Laç prodhoi vetëm një barazim në shifrat 1-1.

Pjesa e parë foli për vendasit edhe pse goli nuk i doli të besuarve të Armando Cungut. Fraksioni i dytë i sfidës u zhvillua në kufijtë e së barabartës me ekipet që shënuan nga një gol në 10 minutat e fundit.

Fillimisht Zeka në të 80′-tën e më pas Ballhysa në të 85′-tën dhuruan golat e vetëm të këtij takimi që u zgjat deri në minutën e 100′-të. Shkak u bë ambulanca pasi u largua të transportonte Olsi Myrtën drejt spitalit pas dëmtimit të rëndë në krah.

Laçi mbetet sërish i fundit me 3 pikë dhe pa asnjë fitore në 5 javë kampionat, ndërsa Partizani merr një tjetër barazim dhe shkon në kuotën e 8 pikëve në vendin e tretë.

Kategoria e Parë

Sa i përket ndeshjeve të Kategorisë së Parë, Vora mposhti Valbonën në shifrat 2-1, ndërsa Besa me Mazrekajn autor të tre golave mundi Kastriotin 3-0.

Kategoria e Parë, Java 4:
Vora – Valbona 2-1
Besa – Kastrioti 3-0/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!