Inter ndalet nga Monza, Asllani merr notë maksimale
Në javën e katërt të Serie A Monza dhe Inter nuk kaluan përtej barazimit 1-1. Në një ndeshje pa emocione, me pak raste shënimi nga të dyja palët.
Nesta trajneri i Monzës, besoi se me golin e Mota (81′) e fitoi takimin të cilit Dumfries iu përgjigj pak minuta më vonë (88′). Një pikë për secilën palë, me zikaltërit që humbën mundësinë për të shkuar të vetëm në krye të tabelës.
Edhe një herë Nestës i ikin nga duart tre pikët e para në Serie A.
Ndërkaq në këtë takim e nisi si titullar Kristjan Asllani duke qënë ndër më të vlerësuarit në fushë (7.4 nota). Elbasanasi luajti 74′.
Sot pati edhe disa ndeshje të tjera teksa fillimisht Xhenova- Inter u ndal 1-1 më pas Atalanta- Fiorentina 3-2, Torino- Leçe 0-0, Kaljari- Napoli 0-4 dhe mbylli Monza- Inter 1-1.