Mesi rikthehet me dy gola e një asist për …kreun

MLS në fazë vendimtare pasi shumë skuadra po luftojnë për të siguruar një vend në play-off. Shtatë më të mirat e çdo grupi kalojnë, plus fituesit në play-off-et e Konferencave midis skuadrave të renditura në vendin e tetë dhe të nëntë.

Rikthimi i Lionel Mesit në fushë me Inter Majemi pas dëmtimit dy mujor, u prit me kureshtje por në sfidën e luajtur mëngjesin e sotëm ndaj Filadelfia-s ‘Pleshti’ shkëlqeu në të gjitha drejtimet.

Në MLS, aty ku u zhvilluan disa ndeshje, Inter fitoi 3-1 dhe argjentinasi 37 vjeçar arriti të shënojë dy gola dhe të asistojë te goli i tretë shënuar nga Luis Suarez. U shpall njeriu i ndeshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!