Tebas kundër Botërorit të Klubeve: Varfëron klubet e vogla

I pranishëm në Samitin e Thinking Football, presidenti i La Liga-s, Havier Tebas, foli ndër të tjera për Botërorin e ri të Klubeve të kërkuar nga FIFA dhe që do të nisë verën e ardhshme:

“Çfarë po kërkojnë me një turne në të cilin mbledhin dy miliardë dollarë dhe 20% shkon për klubet e mëdha Kjo do të krijojë më shumë dallime në ligat kombëtare midis atyre që kanë gjithnjë e më pak para dhe do të ndikojë në konkurrencë – disa nga fjalët e Tebas të raportuara nga Calcio e Finanza.

Ka probleme shëndetësore për lojtarët që garojnë në kombëtaret botërore dhe evropiane dhe në Champions League. Janë rreth 200 të tillë, por vetëm në Evropë ka 50,000 lojtarë profesionistë.

Ata vërtet duan të mbledhin para për këta 200 njerëz, të cilët, në vend të pesë Ferrari, tani do të kenë gjashtë. A është kjo ajo që duam në futboll? Organet duhet të ulen me ata që menaxhojnë sektorin, që janë ligat kombëtare, për të diskutuar dhe reflektuar mbi mijëra efektet e shkaktuara nga vendimet që marrin. Nëse jeni duke kërkuar para, do të gjejmë zgjidhje. Nëse ata ecin pas egos dhe pushtetit, ka probleme”.

Ndërkohë Tebas ka polemizuar ditët e fundit edhe për disa çështje të vetë klubeve spanjolle përfshirë edhe çështjen Niko Uilliams lidhur me arsyet pse nuk vajti në Barcelonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!