Vendimi nr. 4/1 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 13.09.2024

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e “Abissnet Superiore”, KF Vllaznia – KF Tirana të zhvilluar më datë 25.08.2024 ora 20:00 në stadiumin Loro Boriçi, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

VENDOSI:

  1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
  • Devid Arben Pesjaka
  • Shpëtim Ardian Xorxi
  • Shendi Roland Sata
  • Arben Petrit Sulaj
  • Mirash Irfan Lila
  1. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF, të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
  1. Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!