‘Besa’ për Besën, stadiumi nën kthetrat e fadromave

Sot ka filluar prishja e stadiumit “Besa” në Kavajë. Ecuria pozitive me Josën në pankinë shoqërohet edhe nga ndërhyrja në infrastrukurë.

Premtimi i kryetarit të Bashkisë Kavajë Fisnik Qosja, duket se do të bëhet realitet, pas shumë vitesh në agoni të plotë të këtij impianti sportiv.

Qosja iu premtoi tifozëve kavajas dhe ish-futbollistëve të Besës, përfshirë legjendën e futbollit shqiptar Muharrem Kariqi, se ky projekt do të realizohej. Ky është një investim i Bashkisë Kavajë.

Ndërkohë pak minuta më parë kryetari Qosja ka publikuar në rrjete sociale një video rreth impiantit në rikonstruksion duke e shoqëruar me statusin:

“Nisim sot një histori të re për Stadiumin legjendar “Besa”, për kënaqësinë e të gjithë sportdashësve të zjarrtë të Besës së Kavajës dhe për dinjitetin e një qyteti që futbollin e ka pjesë të identitetit të vetë!

I kemi vënë zemrën këtij projekti, i cili do të ruaj të gjithë trashëgiminë historike e mezi presim që arena moderne e futbollit kavajas të kumbojë me krenari në të gjithë Shqipërinë, si në kohërat më të lavdishme”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!