Kategoria e Parë/ E katërta në tri ditë, spikat derbi i Myzeqesë
Kategoria e Parë me Flamurtari- Vora (3-0), mbylli dje javën e tretë të edicionit të 77-të të tij por nga e diela sërish inferiorët do shfaqen në fushë.
Kësaj radhe edhe në nivelin e dytë futbollistik në vend të 6-të duelet do të vijnë të zhvillohen në tri ditë (15/16/17 shtator).
Kështu të dielën janë planifikuar 3 takime. Me fillim orën 16:00, Erzeni-Korabi, Burreli-Pogradeci dhe derbi myzeqar Apolonia- Lushnja. Ndërkohë të hënën radha e dy përballjeve të tjera teksa luhen Besa-Kastrioti dhe Vora- Valbona.
Të martën në “Kukës Arena” dueli i vetëm Kukësi- Flamurtari.
Java e 4-ët, Kategori e Parë:
Të dielën:
16:00
Erzeni-Korabi
Burreli-Pogradeci
Apolonia- Lushnja
Të hënën:
16:00
Besa-Kastrioti
Vora- Valbona
Të martën:
16:00
Kukësi- Flamurtari/Sportiim.al/