Gavi del në seancë, gjeniu spanjoll pranë rikthimit te Barça

Barcelona ka rekuperuar një talent të madh si Gavi.

298 ditë pas dëmtimit të rëndë të gjurit, Gavi është rikthyer në stërvitje me Barcelonën dhe rikthimi i tij në fushë është më afër.

Sipas asaj që raportohet nga Mundo Deportivo, i riu spanjoll ka marrë pjesë në seancë me pjesën tjetër të grupit, të cilët e kanë mbështetur dhe janë kujdesur që të mos i shkaktojnë ndërhyrje të ashpra që mund ta rrezikonin.

Për Hansi Flik, rikthimi i mesfushorit i cili humbi dhe finalet e Euro 2024 me Spanjën do të jetë alternativa më e mirë e mundëshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!