Besa me hap kampioni, Kastrioti përmbys Lushnjën

Mentor Mazrekaj merr për dore Besën (9 pikë të plota), dy gola Pogradecit.

Është zhvilluar thuajse e gjithë java e tretë e Kategorisë së Parë. Pesë sfida të luajtura, 9 gola të shënuar, përmbysje e surpriza me Emiliano Çelën që e nisi aventurën e tij te Kukësi me një humbje.

Përballë Apolonisë, verilindorët e mbyllën në shifrat 1-2 në shtëpi teksa nuk ia dolën të ruanin të paktën barazimin përballë fierakëve.

Kastrioti ia doli të fitonte me përmbysje përballë Lushnjes, teksa Valbona mori një fitore minimale ndaj Erzenit duke i lënë sërish në fund shijakasit pa asnjë pikë.

Fitore e pastër edhe për Besën në transfertën pogradecare dhe një barazim i vetëm pa gola midis Korabit dhe Burrelit. Kjo javë e tretë mbyll llogaritë nesër me supersfidën Flamurtari – Vora./Sara Gjidiaj/

Kategoria e Parë, Java 3:
Kastrioti – Lushnja 2-1
Kukësi – Apolonia 1-2
Valbona – Erzeni 1-0
Korabi – Burreli 0-0
Pogradeci – Besa 0-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!