Italia shkelmon krizën e përmbys Francën, Kosova nuk justifikon me rumunët
U zhvilluan sot 8 përballje të Ligës A, B dhe C. Ai më interesanti u zhvillua në Paris me Francë- Itali e cila dha verdiktin 1-3 për italianët e rinovuar dhe shumë të orientuar në fushë duke i dhënë fizionominë e re Grupit 2 të Ligës A.
Kosova nuk ia del për herë të tretë në pak muaj të thyej Rumaninë që pas europianit drejtohet me Luçesku. Në Prishtinë Kosova u thye 0-3 nga Rumania.
Shifrat në ndeshjet e Ligës A, B dhe C sipas grupeve:
Belgjikë- Izrael 3-1
Francë- Itali 1-3
Lituani- Qipro 0-1
Kosovë- Rumani 0-3
Kazakistan- Norvegji 0-0
Slloveni- Austri 1-1
Uells- Turqi 0-0
Islandë- Mali i Zi 2-0/ Sportiim.al/