Djevi Bregu firmos me Dinamon

Në mënyrë surprizë Dejvi Bregu ka zgjedhur të vijojë karrierën në Superiore me Dinamon e trajnerit Dritan Mehmeti.

Vlonjati ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, duke u bërë padyshim një prej goditjeve më të mëdha të klubeve të Superiores në verë.

Ishte klubi që e zyrtarizoi teksa vetë presidenti Bardhi e shoqëroi në aktin final.

Njoftimi i Dinamo Siti:

FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e një emri të njohur të futbollit shqiptar, si Dejvi Bregu. Presidenti Adrian Bardhi ka bërë goditjen e madhe, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare me sulmuesin vlonjat.Bregu luan në të dy krahët e sulmit, por edhe si numër 10. Futbollisti 28-vjeçar është aktivizuar në vendin tonë me Flamurtarin, Luftëtarin, Skënderbeun dhe Teutën. Ai ka luajtur gjithashtu në dy kampionate të huaja, në Turqi dhe në Poloni.Dinamo City siguron kështu një lojtar cilësor me eksperiencë, që pritet ta ndihmojë për arritjen e objektivave të sezonit të ardhshëm. Mirsevjen në familjen blu, Dejvi Bregu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!