Lëviz Inter, mbrojtësi spanjoll pranë kampionëve të Italisë

Emri i tij u përmend në bisedat e negociatave për të sjellë Josep Martinez te zikaltërit si zëvendës i portierit Zomer. Ky është Jarek Gasiorovski, qendërmbrojtësi i majtë i Valencias i lindur në vitin 2005.

19 vjeçari vjen pas suksesit si fituesi më i ri i Kampionatit Europian U19 me Spanjën: është pikërisht ai që – siç raporton Tuttosport – Interi ka vendosur t’i japë Simone Inzagit një përforcim për repartin e mbrojtjes.

Drejtorët Auzilio dhe Baçin kanë folur për këtë lëvizje me agjentin e tij, Serxhio Barila, njëlloj si për portierin Martinez.

Gasiorovski ka kontratë me Valencian deri në vitin 2025 (me opsion rinovimi për dy vite) me një klauzolë lirimi prej 15-20 milionë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!