Egnatia afron djalin e bomberit bardhezi

Dardan Vuthaj (28) vesh uniformen e Egnatias. Sulmuesi nga Miloti i lindur në Greqi është i biri i ish sulmuesit të famshëm të Laçit dhe Partizanit Andi Vuthi.

I aktivizuar me disa skuadra në vendin fqinj të Italisë të niveleve inferiore (Novara, Foxha,Krotone etj) Dardani pak kohë më parë pati një eksperiencë të shkurtër te skuadra e Laçit (2015-2016) me të cilën babai i tij Andi shkroi histori në vitet 1991-1999 teksa kurbinasit garonin në Superiore

Njoftimi i klubit Egnatia

Përshëndetje!
Klubi ka kënaqesin të njoftoj se në “Bordin e avionit të kampionëve” ka hypur një “luftëtar” i ri. Dardan Vuthaj ka firmosur për dy sezone duke nisur kështu një udhëtim të gjatë me ne.
Presidenti Agim Demrozi i ka uruar mirë se ardhjen sulmuesit i cili vjen pas aventurave me disa skudra të njohura në Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!