Precedenti i arbitrit Kovaks, 20 kartonë në Çeki- Turqi

Ndeshja në Hamburg mes Çekisë dhe Turqisë, e cila përfundoi 2-1 për skuadrën turke, ka hyrë negativisht në historinë e Kampionatit Europian të Futbollit.

Gjatë ndeshjes shumë të ndezur në të cilën dy skuadrat kërkonin një biletë për t’u bashkuar me 16 kombëtaret e tjera Euro 2024 arbitri Istvan Kovaks (Rumani) humbi kontrollin e situatës dhe nxori 20 kartonë, 18 të verdhë dhe 2 të kuq, duke vendosur një rekord të ri dhe pak të pëlqyer për ngjarjen kontinentale.

Gjyqtari rumun përjashtoi dy lojtarë, Barak për një karton të verdhë të dyfishtë dhe Çori (karton i kuq direkt. Ai ndëshkoi dhe rezervoi dhe për 16 të tjerë të verdhin: Ozçan, Shik, Yildiz, Yuksek, Gunok, Çalhanoglu, Çakir, Muldur, Jaros, Cerv, Akaidin, Krejiçi, Ajhan, Koçku, Guler, Suçek.

Nga të dy kombëtaret por dhe nga disa ish arbitra kanë hedhur mendime kundër kësaj ‘masakre’ të gjyqtarit Kovaks. Ai ndoqi një rekord të arbitrit spanjoll Lahoz i cili në çerekfinale të Kupës së Botës 2022 nxori në Argjentinë- Holandë 17 kartonë të verdhë. Asokohe FIFA hapi një hetëm për sjelljen e futbollistëve në fushë./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!