Java e fundit, vëmendje në Shkodër…(Live)
Java e 36 rezultatet finale
Egnatia- Tirana 0-3
Laçi- Kukësi 2-0
Teuta- Dinamo Siti 1-0
Partizani- Erzeni 4-0
Vllaznia- Skënderbeu 1-5
Superiore java e fundit për ‘Final Four’ garojnë; Skënderbeu, Tirana, Dinamo dhe Teuta
Abissnet Superiore mbërrin në epilogun e një gare të gjatë plot ulje ngritje. Sot me start orën 16:00 të 10 skuadrat pjesëmarrëse në këtë edicion të 85-të futbollit elitar në Shqipëri, zbresin në fushë për të mbyllur 36 javë të parashikuara nga kalendari startues.
I vetmi verdikt i pazbardhur teksa mban në tension disa klube merr përgjigje këtë pasdite. Ai lidhet me emrin e skuadrës së katërt që përfshihet në ndeshjet e ‘Final Four’.
Në javën e 36-të, Skënderbeu (48), Tirana (47), Teuta (47) dhe Dinamo (47 pikë) me ethet e fundit të këtij kampionati të 85-të kombëtar të futbollit elitar.
Laçi ka mbyllur me vendin e tetë, ndeshje statistikore me Kukësin e rrëzuar.