E bujshme, Ernest Muçi kërkohet nga Fulhem
Nga Polonia vjen lajmi se sulmuesi tiranas i Legia Varshavë Ernest Muçi është vënë në lupën e Premier League. Sipas mediave nga Varshava sulmuesi anësor është qarkuar nga londinezët e Fulhem dhe pritet oferta zyrtare.
Muçi i shënoi tre gola Aston Vilës në Europë, çka ka bërë që drejt 22 vjeçarit të mos kursehet as një ekip i kalibrit të tillë. Nga shkurti 2021 ish sulmuesi i Tiranës është bashkuar me legian me të cilën nga kontratë deri në 2025. Vlera aktuale e tiranasit sipas transfermarkt 5 milion euro.
Njoftimi:
‘Dimri po afron, tregu po afron dhe kërkesë-lëvizjet e para kanë filluar të shfaqen. Një prej tyre është se Fulham kërkon të ketë në radhët e tij Ernest Muçin’.