Mitaj në ‘Top listë’, mbrojtësi kuqezi i pesti në Europë…

Kombëtarja e Shqipërisë falë performancës në Grupin E kualifikes të Euro 2024 por dhe miqësores së ditës së martë me Bullgarinë 2-0, vijon të mbetet me vëmendje të shtuar në kontinent.

Yjet e rinj te grupi kuqezi i Silvinjos janë të shumtë por njëri prej tyre Mario Mitaj 20 vjeç, në ndeshjet me Poloninë (2-0), Republikën Çeke (3-0) dhe dje ndaj Bullgarisë në miqësore, ka marrë vlerësimin e parë të madh ndërkombëtar.

Sipas një publikimi të fundit të “Global Watch”, Mario Mitaj është lojtari i pestë më i mirë në Europë për moshën U-21 që luan me Kombëtaren A. Në vendin e parë ndodhet Hojlund me notën mesatare 7.4, Bradley me 7.33, Camavinga me 7.27, Sesko me 7.25 dhe Mario Mitaj me 7.17.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!