Shqipëria shkëlqen në miqësore me Bullgarinë, Muçi supergoli i radhës

Silvinjo pas ndeshjes: Lojtarët e mëdhenj dinë të përshtaten

Shqipëria shkëlqen sërish dhe këtë radhë të besuarit e Silvinjos e bëjnë në një ndeshje miqësore .

Ndaj Bullgarisë, në sfidën e luajtur këtë mbrëmje në ‘Air Albania Stadium’ Kombëtarja shqiptare, fitoi me shifrat e pastër 2-0. Qazim Laçi në të 41′ dhe supergoli i Ernest Muçit në të 81′, autorët e golave kuqezinj.

Në fakt, ndeshja ka nisur me lojë të kujdesshme të skuadrës veshur me uniformë të bardhë (Shqipëria luajti me uniformëne dytë). Minutat ofruan disa raste të mira por aksioni i golit të parë do të vijë pas një aksioni model nga e majta teksa në të 41′, Laçi godet nga afër duke mposhtur portierin mik.

Në të dytën edhe pse Shqipëria luajti me shumë ndryshime sërish ka kontrollin e lojës. Pas dy mundësive të bullgarëve në dëshpërim ndërsa mbrojtja neutralizoi me siguri, radha kuqezinjëve për të dalë e krijuar mundësi të shumta goli. Për të ardhur në të 81′ kur nga një distacë e largët Ernest Muçi lëshon një goditje të fortë duke finalizuar një tjetër supergol ‘alla shqiptar’.

Fundi i gjithi në festë me skuadrën dhe stafet që përshëndeten me tifozët, impiantin thuajse të mbushur në maksimum. Shqipëria…ndrin. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!