Miqësore/ Shqipëria në fushë, testi me Bullgarinë para publikut në…festë

Shqipëria brilante e Grupit E kualifikues të Euro 2024, do të luajë sot në orën 18:00 miqësoren kundër Bullgarisë në ‘Air Albania Stadium’ në Tiranë.

Në këtë test, Silvinjo do të kryej rrotacion të konsiderueshëm në formacion, me ndryshime nga porta e deri në majë.

Në portë do të jetë Tomas Strakosha. Në të djathtë të mbrojtjes pritet Ivan Balliu, që luan në La Liga me Vajekanon.

Në qendër të mbrojtjes, Mihaj do të marrë vendin e Gjimshitit. Ndërkohë që Arild Ajeti nuk lëviz, ashtu sikurse rikonfirmohet në të majtë të mbrojtjes edhe Mario Mitaj.

Në mesfushë Braziliani preferon dyshen qëndrore Kristian Asllani e Nedim Bajrami. I vetmi që do sakrifikohet për testin miqësor është Ramadani, në vendin e të cilit pritet të nisë Qazim Laçi.

Një vend titullari merr Ernest Muçi, i cili së bashku me Jasir Asanin do të mbështesë Myrto Uzunin i vendosur në të majtë të sulmit.

Gjasat janë që të bëjë debutimin në këtë ndeshje si zëvendësues edhe i ftuari fundit Marvin Çuni, i cili aktualisht luan me Frozinone në Serie A (Itali).

Kjo sfidë vjen pas fitores së madhe 3-0 me Republikën Çeke me entuziasimin për të arritur përfundimisht me kualifikimin në Gjermani vitin e ardhëshëm (14 qershor- 14 korrik 2024).

Formacioni i mundëshëm:

Shqipëria: Strakosha, Ajeti, Mihaj, Mitaj, Balliu, Asllani, Laçi, Bajrami, Muçi, Asani, Uzuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!