Të mëdhatë triumfojnë kudo, akti i parë në Serie A dhe Bundesigë

Belingam dy gola për Los Blancos, në skenë edhe Lautaro. Mbape, rehabilitimi me gol te PSG

Pergatiti Sara Gjidiaj

Një e shtunë e gjitha për kampionatet elitare të Europës që janë në fillim të rrugëtimit të tyre por nuk mund të mos sjellin surpriza dhe emocione. Nga sot, edhe Serie A në fushë me kampionatin italian që dha vërshëllimën e parë të sezonit të ri.

Kampionët në fuqi e nisën me fitore ndaj Frosinones në shifrat 1-3. Triumfi erdhi me përmbysje pasi vendasit kaluan në avantazh gjatë minutave të para falë një 11-metërshi.

Me 3 pikë e nisi dhe Fiorentina në transfertën e Xhenovas, ashtu si dhe Verona me Empolin. Në mnrëmje, Inter nuk zhgënjeu duke e nisur mbarë këtë kampionat. 2-0 për zikaltërit ndaj Monzës me protagonist Lautaro Martinez.

Java e dytë e kampionatit anglez solli fitoren 3-1 të Liverpulit me përmbysje ndaj Burnemuthit dhe 3-pikëshin e parë sezonal të Totenhemit në duelin me Mançester Junajtid. Mançester Siti nga ana tjetër regjistron fitoren e dytë radhazi këtë herë ndaj Njukastëll Junajtid.

Sakaq, në La Liga Reali i Madridit vijon serinë e rezultateve pozitive me fitoren e radhës ndaj Alemerias. Dy gola nga Belingham ndësa sollën përmbysjen dhe ai i Vinicius për t’i bënë kapakun suksesit të dytë sezonal të galaktikeve.

Po nga Spanja në barazim 1-1 përfundoi Real Sociedad – Celta Vigo, ndërsa Atletik Bilbao triumfoi 0-2 ndaj Osasunës.

Plot 24 gola të shënuar sot në xhiron e dytë të Bundesligës gjermane ku Augsburg – Borusia Gladbah shkoi për një barazim 4-4, ndërsa Shtutgart mori fitoren e thellë 5-0 me Bohum. Edhe verdhezinjtë e Dortmund e nisën mbarë me 3 pikë në limite ndaj Këln.

Dy sfidat e vetme nga Ligue 1 ishin Lion – Montpelje ku miqtë fituan 1-4 dhe Tuluzë – PSG e cila u mbyll në barazim 1-1 me ndeshjen që u vendos nga 2 penallti.

Rezultatet:

Premier League:
Fullham – Brentford 0-3
Liverpul – Burnemuth 3-1
Uolves – Brajton 1-4
Totenhem – Mançester Junajtid 2-0
Mançester Siti – Njukastëll Junajtid 1-0

La Liga:
Real Sociedad – Celta Vigo 1-1
Almeria – Real Madrid 1-3
Osasuna – Atletik Bilbao 0-2

Serie A:
Empoli – Verona 0-1
Frosinone – Napoli 1-3
Xhenova – Fiorentina 1-4
Inter – Monza 2-0

Bundesliga:
Augsburg – Borusia Gladbah 4-4
Bajer Leverkuzen – Lajpcig 3-2
Hofenhaim – Frajburg 1-2
Shtutgart – Bohum 5-0
Volfsburg – Hajdenhaim 2-0
Borusia Dortmund – Këln 1-0

Ligue 1:
Lion – Montpelje 1-4
Tuluzë – PSG 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!