Starton Bundesliga, Kejn debuton me gol, Muriqi e nis…keq

Fundjava riktheu në fushë kampionatet elitare të Europës të cilat zhvillojnë javën e tyre të dytë, me përjashtim të Bundesligës e cila startoi sot sezonin e ri.

Premier League erdhi me sfidën Notingem Forest – Shefild Junajtid ku vendasit siguruan fitoren e parë sezonale falë një goli në limite të kohës së rregullt.

La Liga solli në vëmendje 2 përballje këtë mbrëmje me Majorkën e Muriqit që u mposht minimalisht në shtëpi nga Vijareal dhe Valencia – Las Palmas që u mbyll 1-0.

Sakaq, kampionët në fuqi të Gjermanisë e nisën me fitoren e thellë 0-4 këtë sezon përballë Verder Bremen. Sulmuesi anglez, Kejn, i afruar gjatë kësaj meraktoje debutoi gjithashtu me gol dhe asist në këtë ndeshje që e nisi si titullar.

Një përballje edhe në Ligue 1 për këtë të premte. Metz dhe Marsejë e mbyllën në barazim 2-2 duke ndarë nga 1 pikë. Surprizon Metz që shmangu humbjen dhe shkoi shumë pranë fitores edhe pse me 1 lojtar më pak që prej minutës së 59′-të.

Rezultatet:

Premier League:
Notingem Forest – Shefild Junajtid 2-1

La Liga:
Majorka – Vijareal 0-1
Valencia – Las Palmas 1-0

Bundesliga:
Verder Bremen – Bajern Mynih 0-4

Ligue 1:
Metz – Marsejë 2-2/Përgatiti: Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!