Ten Hag prezanton Junajtid-in e tij, nis dhe…Uzuni

Bum-i i ndeshjve të së dielës kalon ‘topin’ te e hëna e sotme gjatë të cilës do të zhvillohen shumë ndeshje të nivelit të lartë.

Premier League për herë të parë këtë sezon zbret në fushë Mançester Junajtid. Në ‘Teatrin e Endrrave” djajtë e kuq presin Ulves me start orën 21:00.

Ndërkohë La Liga ka në program dy takime. Fillimisht në 19:30 Kadiz- Alaves ndërsa në 21:30 Atletiko Madrid-Granada e Uzunit.

Në Gjermani vijon DFB Kup me katër ndeshje. Po ashtu në Itali, Kupa e Italisë me katër çifte.

Interes ka edhe kampionati turk me Fidan Halitin dhe Florent Hadërgjonaj të cilët prezantohen (20:00) me fanellën e Alaniaspor teksa presin Bashaksehir (java e parë)./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!