Gega tjetër medalje e Artë, zhillime sportive…

Luiza Gega ka arritur të kualifikohet për në Lojrat Olimpike, Paris 2024. Kampionia dibrane triumfoi sot në Serbi në garën e 3 000 metrave me pengesa. Arriti kohën 9:21:53 e bashkë me të dhe medaljen e artë. Norma kualifikuese 9.23.00.

Taulat Sefefri huazohet për 900 mijë euro nga Volska Poltava drejt klubit Banjis (FC Baniyas në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe). Një vit aktivitet dhe më pas klubi ka të drejtë të blejë kartonin e kumanovasit.

Sunaj Keçi do të jetë trjaneri i ri i Drenicës, që për herë të parë do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës.

Samuel Umtiti rikthehet në Ligue 1 të Francës dhe ka nënshkruar me skuadrën Lilë për dy edicione. Aty ku aktivizohet dhe Zhegrova.

Tensionohet situata PSG-Mbape me 24 vjeçarin që rrezikon të qëndrojë në tribunë për një edicion. Për t’u rikthyer në fushë vetëm vitin tjetër me fanellën e Realit.

Argjentinasi Lautaro Martinez raportohet se ka refuzuar një ofertë me vlerë rreth 240 milionë euro nga një klub nga Arabia Saudite, për të qëndruar Interi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!