Muçi nis sezonin e katërt me Legia-n, në Ekstraklasa, rival ka Hotin debutues

Muçi përballë Hotit (pas largimit nga Partizani debuton me Lodz) në sfidën e parë të kampionatit.

Ka startuar sot kampionati polak ‘Ekstraklsa’. Fillimisht ishte Vatra Poznan-Pogon (0-1) ajo që hapi edicionin e ri ndërsa në mbrëmje u luajt ndeshja e shqiptarëve Legia Varshavë-Lodz.

Në këtë takim teksa impiani në kapacitet të plotë me tifozë, Ernest Muçi e nisi titullar ndërsa Jurgen Çelhaka gjëndëj në stolin e skuadrës për tu aktivizuar në të 73′. Në fushë me statusin e debutuesit me Lodz, ish mesfushori i Partizanit Engëll Hoti.

Kjo ndeshje nisi me avantazhin e Legias me golin e Pekhart në të 25′ teksa në fund të fraksionit të parë vendasit humbën dhe një penallti (shkaktuar nga Hoti) me portugezin Josue. Në të dytën Pekhart shënoi dhe dy të tjerë për 3-0 final.

Sakaq, Legia vetëm një javë më parë fitoi Superkupën e Polonisë ndaj Rakov (sezonin e kaluar kampion, teksa Legia Kupën) me penallti ndaj dhe pritshmëritë janë të mëdha./Sportiim.al/


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!