Të mëdhatë sportive, jehonë në…mëngjes
Shtypi i shkruar në Europë ka patur mjaft punë këto ditë. Në numrat e sotëm, italianet më së shumti janë fokusuar te skandali i europianit U21, paktin e mundshëm UEFA-Juve, tërheqjen e Murinjos nga Bordi i Futbollit të UEFA-s etj.
Në Angli vemendje merr futbollisti i Uest Hem dhe kombëtares së ‘Tre Luanëve’ Deklan Rais. Pas Arsenalit, e do me ngulm dhe Siti.
E njëjtë situata te çeshtja Mbape i cili pritet të prezantohet gjatë korrikut te Real Madrid. Marca sjell dhe kalendarin e ri të La Liga-s.
Ndërkohë në faqe të parë të L’Equipe zë vend blerja e Strasburg (Ligue 1) nga pornari i Çelsit Tod Bohli.
Shtypi i ditës në të mëdhatë sportive në kontinent 23 /06 /2023: