Arsenal është ‘gjallë’, Dortmund 6 gola, habit ndeshja e Ligue 1
Xhiroja numër 35 në Premier League vijoi sot me fitoren e Arsenalit që mban ende të hapur garën për titull dhe betejën me Mançester Sitin. Fitorja 0-2 përballë një kundërshtari jo të lehtë si Njukasëll Junajtid, e afron 1 pikë pranë kryesuesve, edhe pse “Topçinjtë” kanë zhvilluar 1 ndeshje më shumë.
Befason ekipi londinez i David Mojes me Uest Hem – Mançester Junajtid 1-0
Atalanta – Juventus ishte kryendeshja e ditës në kampionatin italian. Bardhezinjtë triumfuan me dy gola për të rrëmbyer vendin e dytë në renditjene Serie A.
Sakaq, Napoli me një gol nga pika e bardhë e penalltisë shënuar nga Osimhen (humbi një tjetër penallti në start të së dytës), mori sot një fitore e cila u ndoq në fund nga festa madhështore e titullit të tretë kampion.
Barazpeshë totale mes Torinos dhe Monzës ne rezultatin e sotëm dhe sa i përket pikëve në klasifikim, ndërsa në sfidën e mbijetesës mes Leçes dhe Veronës fituan miqtë 0-1.
Edhe në Bundesligë rivalizohet fort për kreun me Borusia Dortmund që u shfaq në super formë përballë Volfsburg duke e mposhtur me shifrat e thella 6-0 dhe duke e parë veten vetëm 1 pikë larg bavarezëve.
Sakaq, plot 9 gola u shënuan në Ligue 1 në përballjen Lion – Montpelje ku vendasit fituan me rezultatin 5-4, ndërsa PSG fitoi takimin ndaj Trojes 1-3.
Rezultatet:
Premier League:
Njukasëll Junajtid – Arsenal 0-2
Uest Hem – Mançester Junajtid 1-0
Serie A:
Atalanta – Juventus 0-2
Torino – Monza 1-1
Napoli – Fiorentina 1-0
Leçe – Verona 0-1
Bundesliga:
Borusia Dortmund – Volfsburg 6-0
Ligue 1:
Anxhers – Monako 1-2
Azhaksio – Tuluzë 0-0
Okser – Klermont 1-1
Lorient – Brest 2-1
Nantë – Strasburg 0-2
Lion – Montpelje 5-4
Trojes – PSG 1-3 /Sara Gjidiaj/