Milan kalon Napolin, Reali është në fushën e tij

Champions League, çerekfinale:
Milan – Napoli 1-0
Real Madrid – Çelsi 2-0

Mbrëmje spektakolare kjo që Champions League dhuroi ditën e sotme. Dy supersfida, kartona të kuq, gola, tension dhe skuadrat vendase që bëjnë ligjin.

Beteja e parë italiane midis kampionëve në fuqi të Serie A dhe atyre që pritet të marrin këtë titull u fitua nga kuqezinjtë në shifrat 1-0. Goli i Benaser në minutën e 40′-të i jep një dorë Milanit për ndeshjen e kthimit që do të luhet javën e ardhshme në Napoli.

Edhe pse miqtë e nisën më mirë dhe mundën të krijonin raste të panumërta shënimi, më konkretë u treguan vendasit, të cilët përveç golit të shënuar, mundën dhe të administronin avantazhin deri në fund për meritë edhe të pritjeve të shumta të Menjo.

Sakaq, Napoli e mbylli me një lojtar më pak për shkak të Anguisas që grumbulloi 2 kartonë të verdhë brenda 4 minutave. Po kështu e mbylli dhe Çelsi aktin e parë të humbur ndaj Realit të Madridit.

Spanjollët iu gëzuan golave të Benzema dhe Asensios në një përballje të diktuar nga vetë ata dhe ku londinezët u dukën fare pak. Madrilenët hedhin kështu një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Champions League edhe pse ka ende 90 minuta për t’u luajtur.

Ndeshjet e kthimit të katër çerekfinaleve janë programuar më 18 dhe 19 prill me Sitin, Interin dhe Realin e Madridit që duken më pranë kapërcimit, ndërsa Milan dhe Napoli i kanë ende llogaritë e hapura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!