Siti gjën Lajpcig, Inter punë me ‘Dragonjtë’
Lajpcig- Mançester Siti dhe Inter-Porto janë dy ndeshjet e ditës së sotme për 1/8-at e Ligës së Kampionëve.
Vijimi i ecurisë pozitive së Lajpcig teksa në grupe në takimin e fundit ndaj Shahtjor Donjetsk (luajtur në Varshavë) fitoi 0-4, mision i vështirë këtë mbrëmje.
Ndërkohë ndeshja e fundit e fazës së grupeve të Mançester Sitit e pa atë të triumfojë 3-1 ndaj Seviljes në shtëpi. Dueli i parë sheh favorit miqtë por në tokën gjermane gjithëka pritet të zbardhet pas startit të saj në 21:00.
Sakaq po në 21:00, Inter do të presë në ‘San Siro’ luzitanët e Portos. Impakti i parë ndërsa sheh emrat, tregon se zikltërit janë më të favorizuar për të kaluar.
Interi u rrëzua 2-0 kundër Bajern Mynih në udhëtim në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Që atëherë, ata janë të pamposhtur në pesë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat (4 fitore, 1 barazim).
Porto mundi Atletiko Madrid 2-1 në shtëpi në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Dragonjtë koleksionuan fitoren e tyre e katërt radhazi në Champions League këtë sezon.
Champions League, faza për 1/8-at:
21:00
Lajpcig- Mançester Siti
Inter- Porto/Sportiim.al/