Zarubica i larguari i radhës nga Laçi

U eleminua turpshëm nga Petrokub (1-4 Conference League), klubi i Laçit nis fushatën e largimëve.

Kështu i pari që vetëlistohet si i ikur, figuron Dejan Zarubica. Malazezi i cili erdhi nga Buduçnost te kurbinasit një vit më parë ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Laçit.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, lojtari falënderon dhe i uron suksese ekipit në vazhdim.

Sulmuesi 29-vjeçar ka shënuar 8 gola në total me fanellën e kurbinasve. Një dëmtim e detyroi të qëndronte pak kohë jashtë fushës së lojës duke bërë që të humbiste disi edhe formën fizike dhe të mos merrte mjaftueshëm minuta.

Ky largim vjen menjëherë pas eleminimit nga turi i dytë mbrëmjen e djeshme i cili nuk ka lënë një shije të mirë për nënkampionët e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!