Basha përfundon në spital

Kukësi do të niset të hënën drejt Stambollit për të vijuar me fazën përgatitore por edhe pse klubi ende nuk është shprehur, duket se mesfushori i ardhur nga Kastrioti, Arbër Basha do duhet të bëjë prapa.

Mësohet se futbollisti ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe ka kryer të premten një operacion në klinikat e specializuara në Gjermani.

Është vetë Basha teksa ka postuar foton e shkruar në rrjete: “Do të kthehem më i fortë.” Për mesfushorin 24 vjeçar duket se rikthimi në qilimin e blertë duket larg.

Kësisjoi, trajneri i verilindorëve Skënder Gega pritet të kërkojë një tjetër lojtar në këtë dritare merkatoje./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!