Partizani gati, Bitri: Ia dalim

Partizani i gjithi në këmbë në të kthimit të Conference League ndaj Saburtalos.

Do të luhet të enjten në ‘Air Albania Stadium’ (20:00) me misionin për të ruajtur avantazhin 0-1 të marrë në tokën kaukaze ndaj gjeorgjianëve nga Tbilisi. Për këtë takim për ka folur beratasi i të kuqëve Enea Bitri.

Bitri:

Rekuperuar? “Do të jem 100% me grupin dhe skuadra është e plotë dhe e gatshme. Optimizmi është dhe ka nisur prej fazës përgatitore. Partizani futet për të fituar ndeshjen”.

Keni presion? “Është rezultat 1-0 dhe ky rezultat të jep pak presion, por mendoj se ne kemi cilësitë dhe kualitetet që ta menaxhojmë këtë presion”.

Ndeshja e kthimit në shtëpi me tifozët? “Është gjëja kryesore dhe shyqyr që luajmë në Tiranë se ata do ta mbushin stadiumin dhe janë forca jonë. Duhet të jemi pak më të përgjegjëshëm para portës dhe të tregohemi cinikë.

Pika më e fortë e kundërshtarit janë disa lojtarë me kualitet, por ne do të bëjmë maksimumin për të kaluar.Jemi përgatitur për të gjithë situatat, por besoj se nuk ka vlerë pas fitores atje ta dërgojmë sfidën me penallti”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!