Rivali i Partizanit/ Saburtalo turpërohet nga vendi i fundit…

Zero fitore, zero barazime dhe 16 humbje me goleverazhin 12-50 të konvertuara me zero pikë

Këta ishin deri sot rezultatet e Lokomotivës së Tbilisit i cili këtë pasdite mundi 2-1 rivalin e Partizanit, Saburtalon në shifrat 2-1.

Në këtë derbi të Tbilisit skuadra e fundit e tabelës, Lokomotiva ia doli të kalojë përpara në të 22-ën e pjesës së parë.

Kur pritej përmbysja e Saburtalos vjen goli i dytë për vendasit. Saburtalo shkurtoi diferencën në të 76′ me Julius Vinicius por pa mundur dot të barazojë. Një humbje shokuse për skuadrën që në ‘Erovnuli Liga’ prek dështimine 3-të radhazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!