PSG në telashe, Denisov letër Putinit, rrezikon…jetën

Paris Saint-Germain duhej t’i përgjigjej një “kërkese për informacion” mbi llogaritë e tyre nga ekspertët e Fair Play-t financiar të UEFA-s. Kështu bën të ditur gazeta franceze L’Equipe, e cila shton se kërkesa do të ishte paraqitur disa javë më parë.

Merkato e Sitit duket se nuk ndalon vetëm te Haland. Siç raporton Sky Sports, objektivi i ri është Mark Kukurela, anësori i majtë i Brajton që militon në Premier League.

Produkt i kanterës së Barcelonës, katalanasi ishte protagonist i një sezoni të parë të shkëlqyer në Premier League. Kukurela 23 vjeç, mund luajë si mbrojtës i majtë në një mbrojtje me 4 lojtarë ose dhe i avanacuar në 3-5-2.

Tevez mund të nisë punë. Oferta e parë e punës për Karlos Tevez, i cili së fundmi vendosi të varë ‘këpucët në gozhdë’. Ish-Juventusi mori një propozim nga Rosario Central për t’u bërë trajner. Ditën e djeshme klubi njoftoi se Leandro Somoza ka dhënë dorëheqjen, me pankinën që i është besuar përkohësisht gjermanit Rivarola.

Igor Denisov, ish-lojtar i Zenitit dhe i kombëtares ruse, del hapur kundër luftës në Ukrainë duke drejtuar gishtin nga Vladimir Putin. Duke folur për kanalin “Nobel” në YouTube, ai tha: “Këto fakte janë katastrofë, çfarë do të ndodhë me mua, nuk e di, më së shumti do të më arrestojnë ose më vrasin pas këtyre fjalëve, por po them gjërat siç janë”. Denisov bën të ditur se i ka shkruar Putinit për të ndaluar luftën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!