‘Topi i Artë’ 2025, sot mbrëmja Gala e FSHF-së

Do të zhvillohet këtë mbrëmje në orën 20:00 mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” event i parashikuar të mbahet në Teatrin e Operas dhe Baletit në kryeqytet. Mes spektaklit dhe moderimit të Ardit Gjebrea-s, FSHF do të nderojë me trofe protagonistët e futbollit shqiptar përgjatë këtij viti.

Do të shpërndahen në total 9 trofe duke nisur nga talentet (djem e vajza), te golashënuesit më të mirë (djem e vajza), trajneri i vitit, arbitri i vitit, 11-shja më e mirë e kampionatit si edhe fituesit e kategorisë “Topi i Artë (djem e vajza).

Sakaq, dy trofe do t’i akordohen futbollistëve të Kombëtares shqiptare: “Zemra Kuqezi” dhe “Lojtari i vitit i Kombëtares”.

Për fituesin e çmimit “Zemra Kuqezi” kanë votuar tifozët e klubit të Kombëtares, përmes një votimi online të fshehtë. Ndërsa për fituesin e çmimit “Lojtari i vitit i Kombëtares”, kanë votuar vetë futbollistët e ekipit tonë kombëtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!