Dy ndeshje në dispozicion, Mbape 3 gola larg Ronaldos

Në fund të çdo sezoni vijnë statistikat ekipore apo individuale ndërsa dhjetori është rasti i duhur për të bërë një bilanc dhe për të parë shifrat që kanë shënuar dymbëdhjetë muajt e fundit. Tituj, çmime individuale, rekorde: gjithçka kontribuon në rrëfimin e një viti të gjatë intensiv. Në këtë kontekst që Kilian Mbape e gjen veten përballë një momenti historik simbolik dhe domethënës sot…

Me golin e tij kundër Alaves sulmuesi francez arriti 56 gola për Real Madridin këtë vit kalendarik. Vetëm një emër qëndron përpara tij: Kristiano Ronaldo, ndërsa në vitin 2013 realizoi 59 gola. Francezi Mbape është tre gola larg barazimit të këtij numri dhe katër larg tejkalimit të një prej figurave më ikonike në historinë e kohëve të fundit të klubit.

Ai ka dy mundësi iedale para fundit të vitit: ndeshja e Kupës dhe ndeshja e madhe e La Ligës kundër Seviljes në “Bernabeu”.Gjithëçka mbetet për t’u parë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!