Super Albaneze/ Egnatia shtang Dinamon, Qefalija goli për… ‘ditëlindje’
Dinamo Siti- Egnatia 1-2 (Qefalija 90+2’/ Albaneze 5′, 58′)
Vllaznia- Bylis 1-1 (Kallaku 38’/ Mustafa 55′
Ndeshja përmbyllëse e javës së 16-të Dinamo- Egnatia, luajtur në mbrëmje në “Air Albania Stadium” i shkoi skuadrës rrogozhinase. Vendimtar Alesandro Albaneze me një dy golësh personal në minutat 5 dhe 58′.
Blutë e Dinamos edhe pse prodhuan lojë e krijuan shumë raste për shënim, arritën të ngushtonin diferencën vetëm në shtesë atherë kur Klevi Qefalija (dy ditë më parë mbushi 22 vjeç) realizoi një supergol për 2-1 final.
Ky takim u ndoq dhe nga ish lojtarët e Partizanit, Arinaldo Rrapaj dhe Tedi Cara por dhe nga ish sulmuesi i Dinamos, Baton Zabërgja.
Ndërkohë, më herët, Vllaznia dhe Bylis u ndalen te barazimi 1-1. Ndeshja e orës 16:30 pati si autorë goli Sherif Kallakun për shkodraët dhe Mustafa për mallakastriotët./Sportiim.al/
