Moti i keq/ Anulohet Levante-Vijareal
Rajoni i Valencias në Spanjë është përfshirë nga moti i keq. Kjo ka bërë që RFEF të shtyjë ndeshjen e javës së 16-të Levante- Vijareal parashikuar të luhej sot në orën 18:30. Ky takim do të zhvillohet në një datë tjetër. Për t’u përcaktuar nga Federata Sanjolle e Futbollit.
Njoftimi erdhi nga klubi mik në platformën ‘X’.
Deklaratë e klubit Vijareal:
Për shkak të rekomandimeve të sigurisë në lidhje me parashikimet e shirave të rrëmbyeshëm për Komunitetin Valencian, dhe pas alarmit të kuq të lëshuar nga Agjencia Shtetërore Meteorologjike Spanjolle, Sektori i Garave Profesionale i RFEF (Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit) ka vendosur të shtyjë ndeshjen e La Ligës midis Levante UD dhe Villarreal CF, që korrespondon me javën e 16-të.
Data dhe ora e re për ndeshjen, fillimisht e planifikuar për sot pasdite, më 14 dhjetor, në stadiumin Ciutat de València, do të njoftohet sa më shpejt të jetë e mundur.
