Tirana merr një pikë në Durrës, penallti e ‘lehtë’ kundër tyre

Abissnet Superiore, raundi i 16-të:

Teuta- Tirana 1-1 (Beshiraj pen 31’/Ndong 4′)

Java e 16-të Abissnet Superiore luajti këtë mbrëmje ndeshjen e tretë të ditës teksa në “Niko Dovana” u takuan Teuta dhe Tirana. Dy skuadra me vendosje ndryshe në tabelë. Vendasit e Dobit në kërkim të zonës Final Four’ ndërsa Tirana për të shtuar pikë në pozicionin e saj të fundit në tabelë.

Në fakt bardheblutë e nisën me gol teksa afrimi i fundit Ndong (Guinea Ekuatoriale) shndërroi në gol një top të ardhur nga asistimi i Falaje në të majtë. I mënjëhershëm reagimi i Teutës duke insistuar për të gjetur barazimin. Vendasit i’a dolën të balancojnë shifrat me penallti në të 31′, mirpo nga pamjet duket se arbitri Bajramaj por dhe VAR kanë gabuar.

Deri në fund të ndeshjes nuk ndodhi asgjë pavarësisht se në limite të ndeshjes portieri Tafas bëri heroin duke ndalur një top mbi vijën e portës. Një pikë shprese për bardheblutë ndërsa për durrsakët dy pikë që kushtojnë në rënditjen provizore./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!