Partizani e ka seriozisht, Elbasani drithma ndaj Vorës, ruan kreun…
Partizani- Flamurtari 2-1 (Isgandarli 33′, Skuka (pen) 85′ / H. Marku (pen) 70′)
Vora- AF Elbasani 0-1 (Ze Gomez 90+4′)
Partizani me Oltijon Kërnaja në timon po i befason të gjithë. Skuadra e kuqe pas aasj faze të parë shumë problematike, ka nisur një cikël suksesi ndërsa tropojani ka arritur t’i ndyshojë fizionominë 17 herë kampionëve të Shqipërisë në pak muaj.
Sot, edhe pse vujati jo pak ndaj Flamurtarit, ‘Demat’ arritën të marrin tri pikë të tjera duke vijuar ngjitjen drejt zonës ‘Final Four’. Pjesa e parë nisi me një rast të Iskandarlit ndërsa më pas vlonjatët nisën të krijonin shumë mundësi goli me Oshafin, Maksutin dhe Nunes. Për të ardhur në të 33′ kur pas disa paralajmërimëve, skuadra vendase shënon një gol model me lojtarin më të mirë në fushë Vusal Iskandarli.
Në të dytën, skuadra e Morieros e rriti lojën e saj teksa pas ndërhyrjes së teknologjsë fitojnë një penallti për ta shndërruar në gol nga Herald Marku. Në fund sërish VAR bëhët protagonist në episodin te zona vlonjate aty ku arbitri Grimci “vulosi” për 11 metërsh. Skuka e dërgoi në rrjetë për 2-1 final.
Ndërkohë paralelisht në “Elbasan Arena” u zhvillua Vora- AF Elbasani. Me vorakët pritës, skuadra e Gvozdenoviç e pati shumë të vështirë të dilte te goli. Ai erdhi në minutën e 94′ teksa Ze Gomez me një parabol mposhti portierin e Vorës. Ky sukses i mban elbasanasit edhe për këtë javë në vend të parë me 32 pikë ndërsa Vora e Bellait tani rrezikon seriozisht të mbetet “peng” i fundtabelës./Sportiim.al/
