Laçi mposht Skënderbeun, kryesfida plot adrenalinë, gafa, kartonë të kuq e polemika

Laçi afrohet me katër pikë, korçarët kryesues tani duhet të bëjnë llogartitë edhe me Pogradecin

Ndeshje e mbushur me shumë episode dhe në fund një fitues, Laçi i Naxhi Shensoit. Fillimisht një gafë e portierit Alia përfiton Myrta në të 11’për 1-0. Më pas lojtari më i mirë në fushë Olsi Myrta, fiton një penallti të cilën e shndërron në gol Bibo në të 28′.

Në pjesën e dytë pas një fraksioni të parë të jashtëzakonshëm nga bardhezinjtë, u panë të tjera emocione. Korçarët shënojnë golin e parë të tyre me Ukiçi (82′) por juglindorët realizojnë dhe një tjetër që anulohet për pozicion jashtë loje.

Vendasit të mbetur me 9 futbollistë (Taleb, Nerguti) arrijnë të rrezikojnë tre herë për gol me Tresën e Traore. Fitojnë dhe një penallti me Tresën por më pas VAR e anulon. Edhe Skënderbeu luajti me një futbollist më pak pasi Gjata doli me të kuqe duke e dërguar në tre numrin total të tyre në këtë duel aq luftarak.

Rezultatet e javës së 16

Laçi- Skënderbeu 2-1

Apolonia- Korabi 0-3

Burreli- Kastrioti 0-0

Iliria- AF Luftëtari (në Luz të Vogël) 1-1

Pogradeci- Kukësi 2-0

Të dielën: 13:30

Lushnja- Besa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!