Topi i Artë 2025/ Mungon ‘fituesi’ Regi Lushkja

Në njoftimin e bërë nga FSHF lidhur me nominimet për “Topin e Artë” shqiptar për vitin 2025 ajo që bie ndesh me realitetin e vitit kalendarik, lidhet me mungesën e të listuarëve për këtë çmim emri i mesfushorit sulmues Reagi Lushkja.

Kavajasi ishte njeriu simbol i Egnatias kampione, shënoi një dopietë në finale ndaj Vllaznisë dhe ishte golashënuesi i dytë më i mirë i sezonit të kaluar me 16 gola.

Njoftimi i FSHF-së

Mbrëmja Gala/ Këto janë 4 futbollistët e nominuar për “Topin e Artë 2025”

Në mbrëmjen Gala që do të organizohet nga FSHF më 15 dhjetor, një nga çmimet më të rëndësishëm është “Topi i Artë 2025” për kategorinë djem.

Ky trofe do të diskutohet këtë vit mes katër futbollistëve të nominuar, ish-sulmuesi i Dinamo City-t, autori i shumë golave me kryeqytetasit, Baton Zabërgja.

Një tjetër i nominuar është sulmuesi i Vllaznisë, fituesi në fuqi i Topit të Artë, Bekim Balaj.

Po ashtu, futbollistët shqiptarë kanë nominuar edhe sulmuesin e Dinamo City-t, Dejvi Bregu si edhe portierin e Egnatias, Mario Dajsinani.

Cili do ta fitojë këtë garë të fortë? Gjithçka do të zbulohet më 15 dhjetor në ora 20:00, live në Klan Tv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!