Laçi- Skënderbeu si në kohë të arta, e Para luan pesë ndeshje
Takohen mbrojtja më e mirë (Laçi, pësuar 9 gola) me sulmin më produktiv (28), Skënderbeu.
Shkruar nga Isuf Myrtaj
Laçi- Skënderbeu luan aktin e dytë sezonal teksa këtë radhë, takimi mes dy ish skuadrave të Superiores do të zhvillohet nesër në orën 13:30 në stadiumin “Laçi”. E fazës së parë, u dominua nga bardhezinjtë të cilët në minutën e 68′ mbetën me një futbollist më pak pasi Agan Mjaki u dëbua në mënyrë të dyshimtë nga fusha ndërsa mori të verdhën e dytë.
Paradoksale por Mjaki, lojtari më i shtrenjtë në Kategori të Parë (sipas Transfermarkt), do të mungojë sërish ndaj korçarëve pasi ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Më pas, korçarët morën frenat e lojës dhe në të 78′-ën Gjini devijoji një top për t’i dhënë tri pikë bardhekuqëve.
Ndërkaq edhe te Skënderbeu nesër do të ketë një mungesë thelbësore. Ernest Gjoka do duhet të bëjë pa sulmuesin Razak Tajo (kartonë). Dueli mes dy skuadrave të para në inferiore, pritet të jetë mjaft cilësor e i luftuar sportivisht.
Kurbinasit ndjejnë diferencën me një pikë të Pogradecit të vendit të tretë ndërsa fitorja me korçarët vlen dyfish. Së pari, për të mbajtur larg ‘liqenorët’ dhe e dyta për të ngushtuar diferencën në pikë me Skënderbeun që ka edhe një takim më pak (të mërkurën luan ndeshjen e pezulluar nga FSHF me Ilirinë në Elbasan).
Sakaq këtë të shtunë janë në program 5-së takime të kësaj xhiroje të 16-të.
13:30
Laçi- Skënderbeu
Apolonia- Korabi
Burreli- Kastrioti
Iliria- AF Luftëtari (në Luz të Vogël)
Pogradeci- Kukësi
Të dielën: 13:30
Lushnja- Besa
