Kërnaja: Kemi tre mungesa, Flamurtari meriton respekt

Oltijon Kërnaja trajneri i suksesëshëm i Partizanit, i shoqëruar nga portieri Pano Qirko foli para mediave lidhur me ndeshjen e javës 16-të të të kuqëve përballë Flamurtarit në program të shtunën ora 16:30.

Kërnaja:

Si e prisni ndeshjen ndaj Flamurtarit?

“Flamurtari është një ekip për tu vlerësuar. Sigurisht ka bërë mirë në këto javët e fundit, pavarësisht ndeshjes së fundit me Dinamo Siti. Eshtë një ndeshje e vështirë, por besoj që çunat të gjithë në fushë do të japin maksimumin dhe do ta përballojmë me sukses.”

Si është gjëndja e skuadrës?

“Lojtarë të dëmtuar siç dihet tashmë përveç Prekës që vazhdon të jetë dëmtuar i është bashkuar edhe Arafat i cili u dëmtua në ndeshjen me Tiranën. Për shkak kartonash mungon edhe Ismaili.”

Qirko

I druheni Maksutit?

“Mendoj se ndeshjet gjithmonë janë të vështira. Besoj se Shqipëria ka sulmues të mirë. Sulmuesi Maksuti është lojtar i mirë,  por nuk i druhem, sepse jam shumë i lumtur edhe me pjesën difensive të ekipit, me mbrojtësit.

Kemi bërë shumë ndeshje dhe kemi treguar që jemi solid. Mendoj se këtë ndeshje nuk kemi euforinë e ndeshjes derbi,të jemi me këmbë në tokë dhe besoj se çdo gjë funksionon”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!