Stadiumi “Vora” drejt përfundimit, hap dyert para …festave
Një impant i fituar sportiv. Bëhët fjalë për stadiumin e Vorës i cili që nga vera e këtij viti i është nënshtruar rikonstruksionit të pjesësshëm. Kryesisht është punuar për tribunën qëndrore e cila rrit ndenjëset për tifozë e ofron komoditetin për të gjithë të pranishimit e këtij sektori. Për më tepër tani lehtësohet edhe puna e medias, aq në vështirësi në të shkuarën për të kryer misionin e saj raportues.
Ndërkaq edhe pse u pat deklaruar se firma zbatuese do të mbyllte punimet më 1 nëntor, ky afat është kaluar dhe me gjysë ndeshja e parë për këtë sezon do të luhet më 24 dhjetor (Vora- Bylis).
Për t’u evidentuar, skuadra vendase e Vorës ndërsa për herë të parë luan në Superiore (2025/2026), i ka luajtur takimet si pritës në Laç, Tiranë, Shkodër e Durrës./Sportiim.al/
