Raundi i 6-të/ Champions drejt konfigurimit të biletave të raundit me eleminim

Kryesfida luhet në Milano aty ku Inter do përballet me Liverpul.

Nis sot raundi i 6-të i Ligës së Kampionëve të zonës UEFA. Në program 9-të ndeshjet e para ndërsa 9-të të tjerat zhvillohen ditën e mërkurë.

Do të nisë me Kairat-Olimpiakos në orën 16:30 për të vijuar me sfidën Bajern- Sporting në 18:45 ndërsa 7 duelet e tjera si zakonisht në orën 21:00.

Formula njeh tetë skuadrat e para që kualifikohen direkt ndërsa nga vendi i 9-të deri te 24-ti në fazë play off për 8-të vende të tjera në raundin me eleminimin direkt. Nga vendi i 25 deri te i 36-të eleminohen menjëherë.

Ndeshjet e Champions League,sot:

Kairat Almati-Olimpiakos 16:30

Bajern -Sporting 18:45

21:00

Atalanta- Çelsi

Barcelona- Eintraht

Inter- Liverpul

Monako- Gallatasaraji

PSV- At. Madrid

Union Zhilozë-Marsejë

Totenhem- Sllavia Pragë/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!