Ramos mbyll me Moterreji, Amorim e do te Mançester Junajtid që në janar
Andaluziani Serxhio Ramos mezi pret aventurën e tij të radhës në futbollin aktiv. Pas ndeshjes kundër Toluka-s, mbrojtësi spanjoll njoftoi largimin e tij nga Monterrej, klubi për të cilin luan që nga shkurti.
“Kjo ishte ndeshja ime e fundit në Meksikë”, tha ish-mbrojtësi i Real Madridit. Synimet e qarta të spanjollit madje e habitën presidentin e klubit meksikan Hoze Antonio Noriega:
“Pati negociata të vazhdueshme për qëndrimin e tij të përhershëm, por gjithmonë kemi pasur vështirësi ta bindim atë të rinovojë. U habitëm pak që Serxhio e bëri të ditur këtë pas ndeshjes, por ai ka të drejtë ta bëjë”.
Kështu 39 vjeçari mbetet një futbollisti lirë, i hapur ndaj ofertave që vijnë nga Europa: ëndrra e spanjollit do të ishte të siguronte një thirrje në çastet e fundit për Kupën e Botës të ardhshme. Skuadra e parë që mund të ketë interes për Ramos, duket Mançester Junajtid./Sportiim.al/
