Nis Egnatia, Elbasani- Vllaznia e Flamurtari- Dinamo garantojnë spektakël

Dy supersfidat e mbrëmjes pritet të afrojnë numër rekord tifozësh në Elbasan e Vlorë. Kampionati në momentin e …’vendimëve’

Tjetër mundësi e Egnatias për të kapur kreun e rënditjes. Së paku për disa orë pasi Elbasani e Vllaznia ndërsa ndeshën në orën 19:00, mund ta parakalojnë sërish. Rrogozhinasit do të takohen sot në orën 16:00 me Vorën në “Arena Egnatia” për raundin e 15-të Abissnet Superiore. Humbja e fundit në shtëpi me Flamurtarin ka lënë shije të hidhur ndërsa sot pritet kthesa. Për Vorën misioni nuk ndryshon, Pikë në çdo fushë…

Ndërkaq në orën 19:00 dy duele me shumë pritshmëri. AF Elbasani-Vllaznia nuk ka nevojë të ‘karikohet’. Përballë njëra tjetërs dy skuadrat e kreut. Vendasit me 26 pikë ndërsa shkodranët një pikë më pak, 25.

Në fakt, ecuria për dy klubet në tre javët e fundit, nuk figuron ndër më të mirat. Si Elbasani ashtu dhe Vllaznia nuk e njohin fitoren në këto javë.

Sakaq një tjetër ndeshje e madhe pritet të zhvillohet po në 19:00 në Vlorë. Kuqezinjtë e Morieros janë kthyer fort në objektivin për mbijetesë ndërsa pas fitores së madhe javën e kaluar në udhëtim me rrogozhinasit (0-1)do të kërkojnë vazhdimësi edhe përballë Dinamos plot cilësi.

Abissnet Superiore, java e 15-të:

Sot:

16:00 Egnatia- Vora

19:00 AF Elbasani- Vllaznia

19:00 Flamurtari- Dinamo Siti

Luajtur të dielën:

Bylis- Teuta 1-1

Tirana- Partizani 0-2/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!