Magani ndez Besën, kavajasit përparojnë drejt Play Off
Kategori e Parë, java e 15-të
Besa- Burreli 2-0 (Spahiu 54′, Kapo 73′)
Ndeshja e fundit e javës së 15-të në Kategori të Parë, luajtur këtë pasdite në Luz të Vogël mes Besës dhe Burrelit u fitua nga verdhezinjtë 2-0.
Në këtë takim debutoi trajneri Gugash Magani ndërsa rikthimi për herë të katërt te Besa i dha mundësinë të shijojë tri pikët e para. Për kavajasit shënuan Spahiu në të 54′ dhe mbrojtësi Ersi Kapo në të 73′.
Ky sukses i tyre e ngjit me dy vende ekipin duke e pozicionuar tani në vend të 8-të me 17 pikë. Zona play off tani mbetet vetë tri pikë larg por me 7 ndeshje të kësaj faze të dytë dhe një fazë të tretë e gjitha për t’u lujtur, objektivi i tyre mund të shkojë më larg.
