Elbasani merr kreun, Dinamo skuadra spektakolare
Abissnet Superiore, java e 15:
AF Elbasani- Vllaznia 1-0 (Tsague 48′)
Flamurtari- Dinamo 0-3 (L. Vila 29′, Qefaljia 77′, Xhejms 86′)
Dy ndeshjet e mbrëmjes së javës së 15-të luajtur në Elbasan e Vlorë prodhuan 4 gola me dy rezultate të ndryshme. Nëse në “Elbasan Arena” vendasit fituan falë një goli të Tsague (48′) i gjithë takimi u kondicionua nga një gabim foshnjarak i arbitrit ferataj teksa në minutën e 26′ përjashtoi mbrojtësin Gjini (dy të verdhë). Në fushë autori i faullit ishte Bajramaj por për drejtuesin e garës ‘fajtori’ ishte Gjini.
Të kota protesat e Balajt (ndëshkuar me të verdhë) apo të stafit teknik…Pas këtij suksesi, verdheblutë rimarrin kreun e rënditjes me 29 pikë duke lënë poshtë vets Egnatian me një pikë më pak.
Ndërkohë në Flamurtari- Dinamo shifrat ishin të thellë për blutë e Ilir Dajës. Edhe pse Flamurtari e nisi me presion lart, me kalimin e minutave skuadra kryeqytetase arriti të shënojë me Lorenco Vilën. Në pjesën e dytë 18 herë kampionët e vendit shënuan dhe dy herë të tjera. Fillimisht Qefalija i sherbyer nga Dejvi Bregu dhe më pas Xhejms i asistuar nga Florenc Farruku./ Sportiim.al/
