Egnatia likujdon Vorën, kreu është i tyre për…
Egnatia- Vora 2-0 (Albaneze 51′ pen, Ndreca 68′)
Një Egnatia racionle likujdon Vorën simpatike deri në këtë javë të 15-të me shifrat 2-0. Vendosin golat e Albanezes në të 51′-ën me penallti dhe i Edison Ndrecës në të 68′-ën. Kjo fitore e ngjit Egnatian provizorisht në majën e klasifikimit me 28 pikë duke lënë presionin te dy ish kryesueset AF Elbasani e Vllaznia të cilat përballen pas pak në “Elbasan Arena”.
Për Vorën, tani, afrohen hijet e zonës së kuqe. Në katër ndeshje të fundit, skuadra e Bellait ka marrë dy barazime e dy humbje duke ngecur te vendi i 7-të me 16 pikë.
Ndërkaq, pas pak (19:00) dy duele mjaft të forta. Në Elbasan verdheblutë e Gvozdenoviç përballen me Vllazninë e cila ka rekuperuar disa titullrë ndërsa në Vlorë, Flamurtari për të matur forcat me një ekip tjetër të konsoliduar e pretendent si Dinamo Siti./Sportiim.al/
